Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce bllokohet në skenë gjatë koncertit në Varshavë

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë arritur në Varshavë, Poloni, për të marrë pjesë në koncertin e tyre të ri “On The Run II”.

Por, nuk shkoi gjithçka mirë derisa po bëheshin gati për skenë.

Në fakt, para koncertit kishte probleme teknike në skenë dhe për një moment këngëtarja u gjet në një pozitë të pakëndshme, transmeton ksp.

Me këtë rast është dashur të ndërhyjë edhe ekipi teknik për të siguruar se këngëtarja 36-vjeçare të mos pësojë ndonjë lëndim në shkallët fluturuese, të cilat ishin bllokuar.

Gjithçka përfundoi mirë dhe fotografitë e realizuara me këtë rast bënë xhiron në internet, duke shkaktuar reagimin e madh të fansave.

Artikuj të ngjashëm