Aktori britanik Benedict Cumberbatch (42), i njohur për rolet e tij si Sherlock dhe Dr. Strange në "Avengers" shtatorin e kaluar e goditi një çiklist me automobil, ndërsa policia vetëm tani e ka konfirmuar incidentin. Peshkatari i pensionuar Michael Lawrence Scooby, 63 vjeç, nuk e njohu aktorin hollivudian kështu që e goditi atë me shuplakë pasi që Benedikt doli nga Lamborghini Urus. Aksidenti ndodhi në një rrugë të ngushtë në ishullin anglez Wright.
“Scooby ishte në një biçikletë të re kur automobili doli nga askund. thjesht askund nuk mund të lëvizje nëpër rrugë. Ai e vuri dorën mbi të dhe e goditi vetëm me gjithë fuqinë e tij dhe e theu pasqyrën e pasme. Dora iu thye”, - deklaroi shoku i Michael për “The Sun”. Ai shtoi se gjaku ishte kudo.
“Scooby u trondit, dhe plot adrenalinë reagoi ashtu siç di më së miri, duke i dhënë një shuplakë. Gjithçka dukej si një moment filmik me lëvizje të ngadalësuar. Vetëm pasi që Benedict e hoqi kapelën e tij, ai e kuptoi se e kishte goditur një yll të Hollywoodit. Scooby tha se pothuajse u godit nga sulmi në zemër”, - thotë miku i tij.
Kur u qetësuan, aktori ia dha peshkatarit një bluzë dhe një shishe ujë për ta pastruar gjakun dhe i ofroi atij ta dërgonte në spital.
Cumberbatch e raportoi aksidentin në polici në Freshwater në ishullin Wright, por iu tha se nuk donte të ngrinte padi për shuplakën. Ai dhe peshkatari i shkëmbyen numrat, ndërsa shoku i Scooby shton se, pavarësisht gjithçkaje, Scooby mendon se Cumberbatch është ashtu paksa “së tepërmi temperament”, por se është në rregull.
Edhe
Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull
Peshkatari i pensionuar po mendon të kërkojë dëmshpërblim meqë u këshillua se mund t’i marrë deri në 28,000 dollarë, shkruan KOHA Ditore.
“Më vjen keq, por nuk mund të flas për këtë”, - tha Scooby për “The Sun” kur e pyetën për aksidentin.