Një ambulancë është parë duke u larguar nga kompleksi banesor i Ben Affleckut në Georgia, ndërsa ai dhe Jennifer Lopez po përgatiten ta festojnë dasmën e tyre me miqtë dhe familjen.
Ambulanca mbërriti në pronë dhe transportoi një pacient në një spital të zonës Savannah, tha për revistën “Peope, zyra e Sherifit të Qarkut Liberty. Në fotot e marra nga The Daily Mail, automjeti i urgjencës shihet duke dalë nga prona, ndërsa makina e Affleckut ndjek pas, raportoi "People".
Fotot e mëtejshme tregojnë nënën e Affleckut, Christopher Anne Boldt, duke u larguar nga spitali në një karrige me rrota.
Affleck, 50 vjeç dhe gruaja e tij Lopez, 53 vjeç, po qëndrojnë në Georgia për të festuar dasmën e tyre. Të dy u martuan në Las Vegas muajin e kaluar.
Affleck dhe Lopez, të cilët fillimisht kishin lidhje nga viti 2002 deri në vitin 2004, rindezën romancën e tyre vitin e kaluar, dhe shpallën fejesën e tyre në prill të këtij viti. Ata u martuan në “A Little White Wedding Chapel” në Las Vegas, më 16 korrik.
"Ceremonia e Las Vegasit ishte perfekte. Të dyve e pëlqeu. Ishte private dhe e thjeshtë", tha një burim i brendshëm për “People” për dasmën intime të tyre.
Çifti u nis për në Evropë menjëherë më pas dhe u panë nëpër kryeqendrat e Evropës me fëmijët e tyre, madje atje festuan edhe ditëlindjen e 53-të të këngëtares atje.
Edhe
Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun
Affleck ka tre fëmijë, Violet, 17 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, ndërsa Lopez ka binjakët 14-vjeçarë Emme dhe Max me ish-burrin, Marc Anthony.
Çifti dhe fëmijët e tyre u panë gjatë një shëtitjeje familjare të enjten në Savannah, Georgia, teksa po përgatiteshin të festonin dasmën e tyre me miqtë dhe familjen.