Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bella Hadid i kthehet punës pas gjashtë muajsh

Bella

Supermodelja Bella Hadid ka vendosur t’i kthehet punës pasi që po ndihet më mirë pas sëmundjes

Modelja 26-vjeçare bëri një hap prapa nga karriera e saj në mënyrë që t'i nënshtrohej trajtimit për sëmundjen “Lyme” me të cilën u diagnostikua për herë të parë në vitin 2012, por ajo u zbuloi fansave të mërkurën se është kthyer në set për një punë të re.

Bella ndau një video në TikTok të cilën e sinkronizoi me këngën e Dave dhe Central Cee 'Sprinter' ndërsa ishte ulur në një karrige makijazhi me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo e titulloi postimin: ”Dita e parë e kthimit në set pas 5 muajsh”, shkruan Femalefirst.

Rifreskimi i Bellës erdhi disa ditë pasi ajo meditoi për gjithçka që kishte kaluar me sëmundjen, duke pranuar se ajo është "më në fund e shëndetshme" përsëri.

Ajo në një postim shkruante se si vetja e saj e vogël do të ndihej krenare për veten e saj të rritur tashmë për kurajën që kish për të mos u dorëzuar.

"Falënderuese ndaj nënës time që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, duke qëndruar pranë meje, duke mos më lënë kurrë vetëm, duke më mbrojtur, mbështetur, por mbi të gjitha, duke më besuar gjatë gjithë kësaj kohe.”

Ajo gjithashtu kishe shkruar se nuk kishte qenë në rehabilitim gjatë kësaj kohe.

"Dhe jo nuk isha në rehabilitim dhe jo nuk marr drogë kështu që të gjithë mund t’i lini këto diskutime tani”, ka thënë modelja.