Supermodelja Bella Hadid po qëndron jashtë pasarelës dhe nuk do të kthehet edhe pak
Topmodelja Bella Hadid ka shpjeguar se mungesa e saj në veprimtaritë kryesore të modës këtë vit ka gjasa të vazhdojë, duke thënë në një post emocional të Instagramit të dielën se ajo do të kthehet në pasarelë kur të jetë gati, pasi të kërkojë trajtim për probleme shëndetësore.
Ka pasur shumë thashetheme se Bella ka shkuar në rehabilitim pasi ka pasur probleme me lëndë narkotike, por ajo i ka hedhur poshtë këto spekulime. Ajo përmes postimeve të saj në rrjetet sociale ka shpjeguar gjendjen e saj. Ajo ka deklaruar se ka një sëmundje të quajtur “Lyme”, shkruan Female First.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shkruar: "Po përkeqësohesha me kohën derisa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin krenarë. Kjo kishte ndikim mbi mua në mënyra që nuk mund t'i shpjegoj me të vërtetë."
Ajo shtoi se është "më në fund e shëndetshme" dhe "nuk do të ndryshonte asgjë edhe po t’ia jepnin botën”.
Hadid ka thënë më parë se ajo ka sëmundjen Lyme, një sëmundje që vjen nga rriqrat që zakonisht mund të shkaktojë simptoma të etheve, ftohjeve, dhimbjeve të trupit, nyjeve limfatike të fryra, ngurtësisë së qafës, shkurtimit të frymëmarrjes, dhimbjes së kokës, lodhjes dhe kruarje. Ajo i tha revistës “Vogue” vitin e kaluar se simptomat e saj filluan qysh në klasën e tetë.
Rreth 476,000 amerikanë diagnostikohen dhe trajtohen për sëmundjen Lyme çdo vit, edhe pse Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se ky ndoshta nuk është numri i saktë sepse njerëzit ndonjëherë trajtohen pa konfirmim zyrtar se kanë sëmundjen. Por megjithatë ka mundësi që nëse sëmundja nuk trajtohet mund të kalojë në nyje, zemër e sistem nervor.