Showbiz

Gigi Hadid shpërthen në lot kur përmendet fama

Mbretëresha e pasarelave, Gigi Hadid dukej çdo pëllëmbë supermodele në pozat e saj për kopertinën e marsit të revistës “Elle”.

Supermodelja bjondinë ka shfaqur format e saj trupore duke dashur të tregojë humbjen e çdo kilogrami të shtuar, gjatë shtatzënisë së saj të parë.

Në vitin 2020 ajo u bë nënë e një vajze të cilën e quajti, Khai Hadid Malik, e të cilën e ka me këngëtarin, Zayn Malik.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë për “Elle” dhe në një moment shpërtheu në lot kur u pyet se si e menaxhonte famën.

"Po bëhem emocionale vetëm kur po mendoj për këtë”, ka thënë Bella.

“Çfarë nuk di bota për mua? Unë nuk e di. Po emocionohem duke menduar për këtë”, ka shtuar ajo.

Me lot në sy, Bella ka thënë për “Elle” se ajo dhe motra e vogël, Bella kanë qenë në terapi, derisa ka shtuar se tenistja Serena Williams i mësoi asaj se si të merrej me kritikat që vijnë nga të qenit në qendër të vëmendjes.

“Serena një herë më tha: Asgjë nuk qarkullon në shtyp më shumë se tre javë”. Mund të ndiheni sikur jeta juaj po merr fund”, vuri në dukje Hadid.

Ajo ka bërë të ditur se do të ketë një rol të ri si bashkë-prezantuese në shfaqjen e Netflix, të quajtur “Next In Fashion”, së bashku me Tan France, në sezonin e dytë që debuton muajin e ardhshëm.

{gallery}