Supermodelja 28-vjeçare Gigi Hadid ka pranuar se mëmësia ia ka ndryshuar përkushtimin ndaj punës.
Në një deklaratë për “Net-a-porter”, Hadid ka thënë se ajo tani po merr punë vetëm “për përmbushje” sepse nuk ka kohë për shkak të fokusit te e bija, Khai, që këtë muaj mbush 3 vjet.
Hadidi ka vajzën nga ish-lidhja me Zayn Malikun. Të dy bashkë kujdesen për të bijën.
“Kur je prind, duhet të jesh e vëmendshme. Tani tamam kam vetëm gjysmën e kohës. Punoj kur vajza është me babanë e saj dhe kjo është koha që më mbetet. Punët që i zgjedh janë vetëm ato që më përmbushin”, ka thënë ajo.
Vitin e kaluar, Gigi themeloi markën e saj të modës, “Guest in Residence”. Aty ka thënë se pavarësisht sa e pabesueshme i duket të jetë në krye të martës, ka mësuar të gjejë ekuilibrin mes lidershipit dhe bashkëpunimit me pjesën tjetër të kompanisë.
Gigi po ashtu ka treguar se si e bija e saj “po ia ndjek hapat në modelizëm”. Supermodelja ka treguar se si pjesë e koleksionit të ardhshëm të brendit të saj për fëmijë. “Khai dhe e shoqja e saj janë modelet e brendit”, ka thënë Gigi.
Ndërkohë, supermodelja ka pranuar se vazhdon të jetë e dhënë pas filmave, por se do të pranonte të ishte në një të tillë vetëm nëse merr skenar të duhur.
Ish-çifti u bë me fëmijë në shtator të 2020-s. Hadid dhe këngëtari Malik i dhanë fund romancës vetëm një vit më pas. Që nga ajo kohë, megjithatë të dy ndajnë kujdestarinë e së bijës. Siç ka thënë modelja, “lumturia e vajzës është mbi të gjitha”.