Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Behrami në lidhje me skitaren Lara Gut

Valon Behrami duket se po shijon një romancë të re, me sportisten zvicerane, Lara Gut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skitarja 27-vjeçare, që pranoi se është në një lidhje me futbollistin me origjinë shqiptare të përfaqësueses së Zvicrës, transmeton tch.

Vetëm pak ditë më parë, Behrami njoftoi divorcin nga gruaja e tij Elena Bonzani, me të cilën ishte i martuar për 12 vite.

Aktualisht, Valon Behrami, tashmë 33-vjeçar vijon karrierën e tij te klubi i Udineses në Serinë A.