Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beckham me fjalë të mëdha për ditëlindjen e Marc Anthony

David Beckham ka shprehur dashuri për Marc Anthonyn duke e quajtur vëlla.

Sportisti ka uruar ditëlindjen e 55-të të Anthonyt të shtunën derisa ka shpërndarë fotografi në profilin e tij në Instagram.

“Njëherë vëlla, gjithmonë vëlla”, ka shkruar ai mbi fotografitë e publikuara. “Urime ditëlindjen, të dua”.

Duket se dyshja ka shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin.

Beckham kishte befasuar këngëtarin latin duke ia fotografuar edhe emrin e tij në “Hollywood Walk of Fame”.

Ai kishte shkruar se është shumë krenar për të dhe me arritjet e tij.

Image