Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha sjell versionin akustik të hitit “I’m Good (Blue)”

Artistët e njohur, Bebe Rexha dhe David Guetta, kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme me remixin e fundit të këngës, “I’m Good (Blue)”, duke fituar çmime dhe duke i rrëmbyer zemrat e adhuruesve të muzikës elektronike anembanë botës.

Por, të mërkurën (18 janar), këngëtarja me prejardhje shqiptare e lansoi një version akustik të këtij hiti, në platformën muzikore YouTube.

Megjithëse e menduar të jetë këngë ritmike, versioni i ri po tingëllon mjaft mirë, duke e theksuar zërin unik dhe të fuqishëm të Rexhës të përcjellë nga tingujt e kitarës akustike.

Bebe Rexha shquhet për talentin e saj në shkrimin e këngëve, përkushtimin ndaj punës, sjelljet profesionale dhe pozitivitetin e saj në çdo projekt, si dhe përkrahjen që ua jep artistëve të rinj në skenë.