Njëra ndër fytyrat e prezantuesve në MTV Video Music Awards 2020 do të jetë edhe shqiptarja Bebe Rexha.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, shkruan KultPlus.
Keke Palmer do t’i udhëheq çmimet e Video Muzikës MTV për këtë vit të Dielën më 30 Gusht, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nëpër vende të ndryshme të Nju Jorkut në orën 20:00.
BTS do të shfaqin performancën e tyre të parë televizive të këngës së tyre në gjuhën angleze “Dynamite”, ndërsa Lady Gaga dhe Ariana Grande do të shfaqen me “Rain On Me” në skenë për herë të parë në TV që nga publikimi i No.1.hit.
Kujtojmë që Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuale më të mira”.
Dita e diele do të japë mundësinë t’i shohim vajzat shqiptare në një nga eventet më të mëdha të muzikës në botë.
-
Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMA 2022
-
Bebe Rexha nominohet për herë të parë në MTV VMA si artiste e pavarur
-
Madonna kryeson garën për MTV VMA 2026, nominohet në 11 kategori
-
Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë nominimet për MTV VMA 2025
-
Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards”