Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha me performancë mahnitëse në “The Late Show with Stephen Colbert”

Bebe Rexha ka qenë e ftuar në shoun e Stephen Colber ku ka performuar njërën prej këngëve të saj më të reja “Sacrifice”.

Këngëtarja shqiptare është paraqitur më ndryshe në performancën live të këngës, ku shihet e veshur në të zeza, teksa për vallëzimin ndihmohet nga dy valltare ndërkohë që prapaskena është krejt e bardhë.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka sjellë ditë më parë këngën e saj më të re “Sabotage” derisa ka paralajmëruar se albumi i saj i katërt “Better Mistakes” do të publikohet më 7 maj.