Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha dhe Enca Haxhia bashkëbiseduan live në Instagram

Ylli botëror i muzikës me prejardhje nga Shqipëria, Bebe Rexha, e ka realizuar një lidhje të drejtpërdrejt përmes Instagramit me këngëtaren e njohur shqiptare, Enca Haxhia.

Ato e kanë realizuar një bisedë të thjeshtë shoqërore, ku ndër të tjera e kanë treguar admirimin që e kanë për njëra-tjetrën, si dhe kanë bërë plane për një bashkëpunim të mundshëm muzikor mes tyre.

Është Bebe ajo që e ka komplementar Encën për këngën e re të cilën pritet ta lansojë së shpejti, duke i thënë se do të ishte mirë që të krijonin diçka së bashku, dhe natyrisht se Enca e ka miratuar këtë propozim me shumë dëshirë, pasi që të dyja këngëtaret duket se e vlerësojnë talentin e njëra-tjetrës.

Madje Enca Haxhia e ftoi Bebe Rexhën që të vijë shumë shpejti në Shqipëri, çka ylli i hitit “Baby, I’m Jealous” e pranoi me shumë dëshirë.

Artikuj të ngjashëm