Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjetet sociale trajlerin e filmit ku do të debutojë si aktore, të titulluar “Queenpins”.
Këngëtarja shqiptare ka thënë se ndihet e entuziazmuar me filmin në të cilin ajo luan përkrah aktorëve të famshëm të Hollivudit, Vince Vaugn e Kristen Bell.
“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar Bebe në rrjetet sociale.
QUEENPINS TRAILER
— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 8, 2021
Excited to share my movie debut in @QueenpinsMovie alongside Kristen Bell, Kirby Howell-Baptiste, Paul Walter Hauser, and Vince Vaughn. Directed & written by Aron Gaudet and Gita Pullapilly.#Queenpins pic.twitter.com/6MdGRLI7Sb
Filmi parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.
Ndërkohë sot është bërë e ditur se edhe Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit trile “Argylle”, ku do të debutojë për herë të parë si aktore.