Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha angazhohet me rol në filmin “Queenpins”

Këngëtarja 31-vjeçare me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e ka fituar një rol në filmin e ardhshëm “Queenpins”.

Kështu, ajo e shënon debutimin në film të metrazhit të gjatë duke luajtur në projektin e zhanrit krim dhe komedi, ku përveç Rexhës luajnë edhe aktoret yje, Kristen Bell dhe Leslie Jones.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në filmin e studios “STXfilms”, Bebe do të portretizojë një eksperte kompjuterësh të quajtur, Tempe Tina, transmeton Koha. Ngjarja e këtij projekti shtjellohet rreth dy grave amvise, të portretizuara nga Bell dhe Jones, të cilat e krijojnë një skemë kuponësh të falsifikuar e cila rritet në një sipërmarrje kriminale prej 40 milionë dollarësh.

Filmi thuhet se ngjason me projektet e kaluara kinematografike, “Thelma & Louis” dhe “I, Tonya”, si dhe bazohet në ngjarje të vërtetë.

Adam Fogelson, kryetari i studios “STXfilms Motion Picture Group” citohet të ketë thënë: “Ky është një film I përkryer për Bebe Rexhën që ta shënojë debutimin e saj në aktrim. Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe një yll ndërkombëtarë i muzikës, të cilën e kemi pëlqyer shumë për portretizimin e rolit të Tempe Tina, një hakere e çuditshme kompjuterësh e cila i ndihmon protagonistet tona në misionin e tyre. Ne e dimë se ajo do ta pasurojë këtë project dhe do ta bëjë punën sa më argëtuese, falë talentit dhe personalitetit të saj të veçantë”.

Skenarin dhe regjinë e filmit do ta bëjnë çifti i martuar, Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly, dhe në të pritet të luajnë edhe aktorët Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

Bebe Rexha në të kaluarën ka bashkëpunuar me studion “STXfilms”, duke e huazuar zërin për një personazh të filmit të animuar të vitit 2019, “Ugly Dolls”.

Ylli i hitit “I'm A Mess” përveç se ka qenë shumë e zënë gjatë karantinës për të krijuar muzikë të re, po ashtu së fundmi ka folur për jetën e saj personale duke thënë se po ndihet shumë me fat që e ka gjetur dashurinë e sinqertë, tek i dashuri i saj aktual Keyan Safyari.