Aktori i nominuar për çmim “Oscar”, Barry Keoghan, ka zbuluar se komentet negative në internet për pamjen e tij po ndikojnë seriozisht në jetën personale dhe profesionale.
Ai ka thënë se situata është bërë aq e rëndë, sa që nuk po do më të dalë nga shtëpia.
“Nuk dua të dal jashtë më”, ka thënë ai, ka raportuar The Guardian.
Në një intervistë për SiriusXM, Keoghan ka treguar se ani pse u largua nga rrjetet sociale në vitin 2024, abuzimi vazhdon të ndikojë tek ai.
“Ka shumë urrejtje online. Ka shumë komente për pamjen time… kjo më ka bërë të tërhiqem, të mos dua të shkoj në vende apo të dal jashtë. Po bëhet problem”, ka thënë ai.
Edhe
Andrew Garfield: Do të doja të largohesha nga vëmendja e Hollywoodit
Ylli ka shtuar se, si çdo person, është kureshtar të shohë reagimet e publikut, por ajo që gjen shpesh është negative.
“Ka njerëz shumë të mirë, por ka edhe një anë shumë të keqe. Dhe nuk është e këndshme”, ka thënë ai.
Aktori ka pranuar se për shkak të këtyre komenteve, po shmang daljet publike.
“Në fakt nuk shkoj më nëpër vende për shkak të këtyre gjërave”, ka thënë ai.
Madje, kjo po ndikon edhe në punën e tij si aktor.
Edhe
Matthew McConaughey: Aktorët duhet të mësojnë të përballojnë refuzimin
“Kur kjo ndikon në artin tënd, bëhet problem… sepse nuk do as të jesh më në ekran”, ka thënë ai.
Keoghan, i cili ka folur hapur për fëmijërinë e vështirë dhe jetën personale, ka thënë se shqetësimi më i madh është për djalin e tij.
“Është zhgënjyese që djali im do t’i lexojë këto gjëra kur të rritet”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu kishte akuzuar më parë njerëz që kishin shkuar deri te shtëpia e familjes së tij pas ndarjes nga këngëtarja Sabrina Carpenter.
Pavarësisht vështirësive, Keoghan vazhdon me projekte të mëdha.
Edhe
Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat
Ai do të luajë rolin e Ringo Starrit në një projekt të ri për grupin e mirënjohur muzikor The Beatles nga regjisori Sam Mendes.
Gjithashtu, ai është pjesë e filmit të ri të Netflixit, “Peaky Blinders: The Immortal Man”.