Babai i Britney Spearsit ka deklaruar se pop-këngëtarja ishte e prekur nga demenca.
Jamie Spears, 68-vjeçar, ka thënë se vajza e tij 39-vjeçare, se e kishte kusht që të justifikonte kontrollin e financave, mirëpo fansat insistojnë se do të ishte e pamundur që këngëtarja të mësonte këngët e saj nëse do të kishte këtë sëmundje.
Kjo thuhet të ketë ndodhur në kohën kur gjendja e Britneyt ishte përkeqësuar pas divorxit nga Kevin Federline në vitin 2007, divorc ky nga i cili ajo humbi kujdestarinë për dy djemtë e saj, Jayden dhe Sean.
Mirëpo tani, një dokument i realizuar nga një gazetar dhe i cili pritet të publikohet javën e ardhshme në Britani të Madhe, shfaq dokumente të cilat tregojnë se demenca mund të jetë arsyeja që Britney kishte jetuar nën kufizime të rrepta ligjore për 12 vjet.
-
Britney Spears thotë se nëna ia shkatërroi jetën
-
Britneyt pritet t’i përfundojë sot kontrolli disa vjeçar nga babai
-
Babai i Britney Spears paraqitet zyrtarisht në gjykatë për t'i dhënë fund kujdestarisë
-
Babai i Spearsit pranon të tërhiqet nga kujdestaria “kur të vijë koha e duhur”
-
Babai i Britneyt thotë se s’ka bazë për largimin e tij nga kujdestaria