Reperi me famë, Azet, nuk do të jetë prezent në klube nate këtë vere, pasi siç njoftoi ai, do të fillojë me turne në Ballkan.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Jetmir Agaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Agaj ka njoftuar publikun për ndryshimin që do të sjellë në karrierë Azet, i cili do të mbajë turne në çdo vend ku ka shqiptarë.
