Azet është një emër i njohur ndërkombëtarisht që ka arritur shumë suksese.
Ai asnjëherë së ka harruar Kosovën madje ka sjellë edhe bashkëpunime më shqiptarë.
Burime të Kohës bëjnë të ditur që reperi shqiptar Azet ka përfunduar projektin e dytë në bashkëpunimin më këngëtarin Bardhyl Idrizi.
Ky projekt pritet të lansohet gjatë muajit janar, ndërsa projekti i kaluar i dyshes u prit mirë nga publiku.
Përndryshe të dy artistët kanë të njëjtin menaxher, Jetmir Agaj, i cili tashmë është një emër shumë i njohur në fushën e showbizit.