Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Azalea e kënaqur me shumën e fituar nga shitja e katalogut muzikor

Ylli i njohur australian, Iggy Azalea, e ka zbuluar lajmin se i ka shitur të gjitha incizimet origjinale dhe katalogun e këngëve tashmë të lansuara, për një çmim mjaft të volitshëm.

Të hënën (21 nëntor) portali “Billboard” duke e cituar një burim, e bëri të ditur lajmin se marrëveshja që Azalea e ka arritur me kompaninë investuese, “Domain Capital Group”, i përfshinë të gjitha aksionet e reperes në katalogun e saj aktual. Sipas këtij artikulli, marrëveshja përbëhet nga një numër tetë shifror i të hollave, edhe pse shuma e saktë nuk është zbuluar ende.

Për më tepër, labeli i Azaleas, “Bad Dreams”, është në pronësi të plotë të artistes dhe tani e ka arritur një marrëveshje të re shpërndarjeje që është ende duke u finalizuar.

“Ia kam shitur një pjesë të katalogut tim kujt kam dashur, dhe atë për një shumë as të madhe që nënkupton se nuk më duhet të punoj asnjë ditë tjetër në jetën time. Ju dua të gjithëve, por ju nuk e kuptoni siç duhet mjeshtërinë e të bëri biznes”.

Një ndjekës në Twitter e pyeti reperen se pse ka vendosur ta shes tani katalogun e saj muzikor, të cilit Azalea iu përgjigj: “E kam gati një biznes të madh në të cilin dua të investoj”.

Edhe Britney Spears shet të drejtat e të gjithë katalogut të saj muzikor për rreth 200 milionë dollarë Showbiz Britney Spears shet të drejtat e të gjithë katalogut të saj muzikor për rreth 200 milionë dollarë

Ajo po ashtu i informoi fansat se po synon që së shpejti ta lansojë një projekt të ri, duke mos e theksuar nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor.

Në gusht të vitit 2021, Iggy Azalea e publikoi albumin e tretë të incizuar në studio me titull, “The End Of An Era”. Ajo sapo e ka përfunduar turneun që kishte për qëllim promovimin e këtij incizimi. Pritet të shihet se sa do të jetë aktive gjatë vitit 2023, me lansimin e këngëve të reja.