Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Iggy Azalea është në një periudhë të mrekullueshme të jetës

Rep-artistja australiane, Iggy Azalea, përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar se më në fund është në një periudhë të jetës, ku ka arritur ta rrisë vetëbesimin dhe ka filluar të buzëqeshë me shumë se kurrë.

Deklarata e Iggyt erdhi pasi një ndjekës në Twitter e komplimentoi atë me një postim, ku shkruhej: “Iggy, të ndjek nga viti 2014 dhe dua të të them se më dukesh më e lumtur tani. Dje të pash duke buzëqeshur në koncert dhe thash me vete, ‘Ajo e di që ka fituar’. Të urojë ditë të mbarë mami e bukur”.

Komentit të këtij fansi, reperja iu përgjigj: “Faleminderit shumë. Jam në një periudhë të mahnitshme të jetës. Duhet kohë për ta rritur vetëbesimin, por rëndësi ka që tani buzëqeshi më shumë se kurrë. Por, do të isha edhe më e lumtur sikur ta kisha një copë pica tani në dorë”, deklaroi Azalea duke bërë shaka.

Kohë më parë, Iggy pati rrëfyer se ndihej plotësisht e privuar nga jeta personale, gjatë viteve të hershme të karrierës muzikore, shkruan portali “Female”.

Ylli i repit u shfaq në rrjetet sociale për t’iu ofruar këshilla të rinjve aspirantë, duke e pranuar se rruga e saj drejt famës dhe pasurisë nuk ka qenë e drejtpërdrejtë dhe aspak e lehtë.

“Kjo është gjëja që mendoj se duhet ta dinë të gjithë që punojnë shumë drejt realizimit të një ëndrre. Në rrugën drejt qëllimit tuaj do të ketë momente që do të ndiheni të çmendur, të privuar plotësisht nga jeta personale dhe sikur gjithçka po shkatërrohet. Kur ta arrini synimin tuaj, do t’i keni akoma ato kriza dhe momente. Është normale”.

Edhe Rikthehet Iggy Azalea Showbiz Rikthehet Iggy Azalea

Rep-artistja australiane e publikoi albumin e tretë të incizuar në studio, “The End Of An Era”, në gusht të vitit 2021. Pak kohë pas këtij lansimi, Azalea i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta konfirmuar largimin nga muzika, për t’u fokusuar në projekte tjera kreative dhe gjëra të cilat i ka pasion dhe e frymëzojnë në jetë. Por në gusht të këtij viti, Iggy e zbuloi lajmin e rikthimit në skenë.

“Para një viti isha e gatshme të largohem nga muzika sepse isha lodhur nga energjia negative që ma sillte kjo industri. Por, ajo që kam mësuar është se, edhe atëherë kur provoj t’i shikoj punët e mia, ju vazhdoni të jeni negativ dhe kureshtarë. Prandaj, nëse nuk mund të kem paqe në jetën time, atëherë nuk do të keni as ju. Unë po rikthehem. Filloni të qani e vajtoni”.

Vjetëve të fundit, ylli i hitit “Fancy” është fokusuar në rritjen e djalit të saj dy vjeçar, Onyx, të cilin e ka me ish të dashurin Playboi Carti.