Albumi i ardhshëm i këngëtares, Avril Lavigne, do të përfshijë më shumë bashkëpunime se kurrë më parë.
Ylli i hitit “With You” do ta lansojë albumin e ri në muajin shkurt, dhe së fundmi Lavigne u tregoi fansave se pandemia e koronavirusit ka shërbyer në favor të saj, pasi shumë muzikant ishin ngujuar në Los Angeles prandaj ishte e lehtë për të t’i sjelltë në studio incizuese, pa pasur nevojë të angazhohet shumë rreth koordinimit të orareve.
“Unë kam një mori bashkëpunimesh në këtë album, më shumë se që kam pasur gjatë gjithë karrierës muzikore. E gjithë kjo u bë e mundur pasi shumë artistë ishin ngujuar në Los Angeles”.
Këngëtarja 37-vjeçare e përshkroi albumin ende të patitulluar, si letër dashurie për gratë dhe një projekt që ka për qëllim t’i vetfuqizojë ato.
“Fryma dhe energjia e këtij albumi janë shumë argëtuese”, tha ajo përmes një videolidhjeje në Instagram.
Edhe
Pas ndarjes nga i fejuari, Avril Lavigne në lidhje me reperin Tyga
Albumi i ri i këngëtares kanadeze, Avril Lavigne, do të publikohet përmes studios incizuese të bateristit Travis Barker, “DTA Records”. Së fundmi ajo e lavdëroi rokerin e grupit “Blink-182”, duke deklaruar se puna me të është shumë argëtuese dhe e bukur. Tutje ajo shtoi se e ka adhurues Barkerin gjatë gjithë karrierës dhe i vjen mirë që në projektin e saj të radhës ai shërben si producent dhe tekstshkrues.
Lavigne e lansoi albumin debutues në vitin 2002 me titull, “Let Go”, dhe ky është më i shitur i shekullit 21 nga një artiste kanadeze. Disa prej hiteve të saj më të njohura janë: “Sk8ter Boy”, “What The Hell”, “Wish You Were Here”, “When You’re Gonne”, “Girlfriend”, “Complicated” dhe të tjerë. Këngën e fundit, “Bite Me”, Lavigne e lansoi para 3 muajve dhe ajo u mirëprit nga fansat e këngëtares.