Ylli i Hollywoodit, Ashton Kutcher, ka folur publikisht për sëmundjen e rrallë autoimune me të cilën është diagnostikuar së fundmi, që i shkaktoi humbje të shikimit, dëgjimit dhe ia pamundësoi ecjen.
Aktori e ndau diagnozën me publikun e gjerë në një episod të emisionit të National Geographic, “Running Wild with Bear Grylls: The Challenge”, raportoi të martën portali “Deadline”.
“Para dy vjetëve unë e pata këtë formë të çuditshme dhe super të rrallë të vaskulitit, që ma dëmtoi shikimin, dëgjimin dhe ekuilibrin. Mu desh një vit për ta marrë veten plotësisht. Njeriu nuk i vlerëson gjërat e thjeshta deri sa vjen në pikën kur e humb shikimin, dëgjimin apo aftësinë për të ecur. Jam vërtetë me fat që jam gjallë”, dëgjohet duke thënë Kutcher në një klip të shkëputur nga emisioni i famshëm.
Pasi deklarata e tij u bë virale, ylli i serialit “That ’70s Show” e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për ta qartësuar situatën, dhe për t’i përditësuar fansat rreth gjendjes shëndetësore.
“Para se të krijohen shumë llafe e thashetheme, dua t’iu informoj se para tri vjetëve e kam pasur një episod të rrallë të vaskulitit. Kjo më shkaktoi pak pengesa në shikim, dëgjim dhe lëvizje. Por, tani jam shëruar plotësisht dhe po ndihem shumë mirë. E kam lënë prapa këtë eksperiencë”.
Before there are a bunch of rumors/ chatter/ whatever out there. Yes, I had a rare vasculitis episode 3yrs ago. (Autoimmune flair up) I had some impairments hear, vision, balance issues right after. I fully recovered. All good. Moving on. See you at the 2022 NY Marathon w/Thorn
— ashton kutcher (@aplusk) August 9, 2022
Vaskuliti shkaktohet kur ndodh inflamacioni i enëve të gjakut. Sipas klinikës “Mayo”, inflamacioni mund ta shkaktojë trashjen e mureve të enëve të gjakut.