Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ashi Studio debuton për herë të parë në Paris

Disenjatori saudit, Mohammed Ashi, ka shfaqur koleksionet e tij për herë të parë në Paris gjatë Javës së modës

Java e Modës e Parisit mirëpriti disenjatorin e saj të parë saudit të enjten, me një shfaqje “haute couture” me plot pamje të guximshme, shkruan Yahoo.com.

Ashi Studio ka qenë një emër i madh në modë për vite me radhë, duke veshur të famshmit, përfshirë Beyoncen, Lady Gagan dhe Deepika Padukonen.
Por e enjtja ishte hera e parë që themeluesi i saj Mohammed Ashi u përfshi në përbërjen zyrtare të Javës së Modës në Paris, duke shënuar "kulmin e karrierës së tij", tha ai për AFP.

Modest, ai rrallë e ka vënë në pah kombësinë e tij saudite.

Dizajnet e tij sigurisht sfidojnë nocionet popullore të veshjes saudite, me pëlhura transparente shumë të zbuluara, ose jakë të ngjeshura dhe prerje që mbërthenin gjoksin.

"Unë jam një qytetar global, por gjithashtu kam qenë gjithmonë krenar që jam saudit", tha Ashi në prapaskenë.

{gallery}

Shfaqja u frymëzua nga parfumet dhe pëlhurat organike që përdoren për të nxjerrë thelbin nga lulet, së bashku me shumë kadife.

"Është një histori romance e errët, ka të bëjë me nxjerrjen e bukurisë nga brendësia e thellësisë”, tha Ashi.

Aty u përfshinë pamje me pupla dhe bishta fustanesh të gjatë të mëndafshit, për të cilët ai njihet.

"Vështrimi i parë ishte një version i thjeshtuar i asaj që bëj zakonisht dhe shpesh gjëja më e thjeshtë është më e vështira", tha ai. "Kishte shumë presion, por sapo u bë kjo, koleksioni përfundoi dhe unë mund të ecja përpara".

Ashi ishte larguar nga Arabia Saudite dekada më parë për të punuar me marka ndërkombëtare përpara se të krijonte markën e vet në vitin 2007.

Por, që nga ndryshimet sociale në mbretëri nën kurorën e princit Mohammed Bin Salman, Ashi me qendër në Paris, është mirëpritur përsëri për t’i mësuar disenjatorët e rinj, si pjesë e planeve për të zhvilluar industrinë e vet të modës.

Promovimi i tij në ligën më të lartë të modës është në kohën e duhur ,ndërsa Riadi njofton javën e vet të modës në tetor dhe thotë se liritë e reja do të rrisin shitjet me pakicë në 32 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Moda është vetëm një fije e një strategjie që ka parë “de facto” princin saudit Mohammed Bin Salman të devijojë pasurinë e naftës në filma, sporte, videolojëra dhe turizëm.

Artikuj të ngjashëm