Arabia Saudite po përgatitet të hapë dyqanin e saj të parë të alkoolit në kryeqytetin Riad, i cili do t’u shërbejë ekskluzivisht diplomatëve jomyslimanë, raportoi të mërkurën Reuters.
Klientët do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni celular, të marrin një kod zhdoganimi nga Ministria e Jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore me blerjet e tyre, thuhet në dokumentin, i cili është parë nga Reuters.
Ky veprim është cilësuar si një moment historik në përpjekjet e mbretërisë, të udhëhequr nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, për të hapur vendin ultra-konservator mysliman për turizëm dhe biznes, pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.
Sipas dokumentit, dyqani i ri ndodhet në Lagjen Diplomatike të Riadit, një lagje ku banojnë ambasadorët dhe diplomatët dhe do të jetë "rreptësisht e kufizuar" për jomyslimanët.
Nuk është bërë e ditur nëse emigrantët e tjerë jomyslimanë do të kenë qasje në dyqanin që pritet të hapet në javët e ardhshme.
Alkooli ka qenë i disponueshëm vetëm përmes postës diplomatike ose në tregun e zi.
-
Arabia Saudite nis dërgimin e ndihmave në Sudan
-
Arabia Saudite, Pakistani e Turqia krijojnë aleancë të përbashkët mbrojtjeje sipas modelit të NATO-s
-
AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
Arabia Saudite dënon sulmet e Iranit ndaj kryeqytetit të saj
-
Arabia Saudite mund të investojë 1 trilion dollarë në SHBA, thotë Princi i Kurorës