Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Artistet reagojnë të pikëlluar pas aksidentit në Bullgari

Ka shkuar në 46 numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari, në orët e hershme të së martës. Ky lajm i tronditi të gjithë përfshirë këtu edhe komunitetin artistik në vend.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë reaguar të pikëlluar duke shprehur ngushëllime për viktimat, si dhe duke u lutur për shërim të shpejtë të personave të mbijetuar në këtë aksident.

Adriana Matoshi, Rona Nishliu, Vesa Luma, Gold Ag, Tuna dhe Don Xhon, janë disa nga artistët që në llogarit e tyre në rrjetet sociale kanë postuar pamje nga tragjedia.

Ata kanë shprehu dhimbjen që ndjejnë për aksidentin e ndodhur ku përfshiheshin pasagjerë të kombësive të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë dhe maqedonas.

{gallery}