Ka shkuar në 46 numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari, i cili ka ndodhur në orët e hershme të së martës.
Lajmi i tronditi të gjithë përfshirë këtu edhe komunitetin artistik në vend. Madje këngëtarja, Ganimete Abazi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar që në aksident kanë mbetur të vdekur edhe disa familjarë të saj.
“Dhimbje, trishtim, lot! Se kam menduar që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të deshta si vëlla o Avni... Do të na mungoni shumë, pushoni në parajsë engjëjt e mi”, shkruhej në postimin prekës të këngëtares.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm