Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autobusi me turistë serbë përplaset në Bullgari

Një autobus që po bartte turistët serbë, shumica prej tyre fëmijë, është përplasur në një autostradë në Bullgarinë qendrore në mbrëmjen e së dielës.

Policia ka bërë të ditur se autobusi është aksidentuar në orën tetë të mbrëmjes afër qytetit Stara Zagora.

Në autobus ndodheshin 49 pasagjerë, prej të cilëve 38 fëmijë.

Sipas raporteve fillestare, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një hendek. Pasagjerët ia kanë dalë të thyejnë dritaret. Tetë fëmijë dhe katër të rritur janë dërguar në spital, disa prej të cilëve me lëndime serioze. N

jë prej dëshmitareve, e cila ishte edhe organizatore e grupit të folklorit Natasha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi është munduar të merrej me rregullimin e një karrigeje.