Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrin dokumentari mbi ikonën e muzikës pop, Whitney Houston

Në sallat e kinemasë nga 24 deri në 28 prill do të shfaqet dokumentari mbi jetën e një prej zërave më potentë dhe ikonikë të historisë së muzikës: Whitney Houston.

Pesë vjet nga vdekja, në 11 shkurt 2012, filmi i shpërndarë nga Eagle, do të lejojë të rijetojë të gjitha etapat e një suksesi të madh dhe të gjitha fazat e një jete të mbushur me dashuri, skandale dhe eksese, deri në epilogun tragjik të një gruaje të fortë, por në të njëjtën kohë edhe shumë të dobët.

I përbërë nga materiale të papublikuara më parë, mes të cilave skena të jetës së përditshme të Whitney dhe familjarëve të saj, intervista të kolegëve dhe miqve , të alternuara me sekuencat më të bukura të koncerteve të saj, Whitney bën të mundur njohjen më mirë të këtij ylli të madh e të ndritshëm , që shkoi pak nga pak duke humbur dritën vitet e fundit.

Regjisori Nick Broomfield, në fakt, ka deklaruar se ka hetuar në thellësi të jetës së Whitney për të kuptuar arsyet, të cilat nga një sukses i madh yjor, e çuan në një rënie pikëlluese artistike dhe personale.

BBC e ka realizuar dokumentarin duke ia besuar punën Nick Broomfield, regjisor anglez, i njohur për kapacitetin për të rrëmuar në jetën e artistëve më të famshëm e që u bë i njohur për dokumentarin e një tjetër ikone të muzikës si Kurt Cobain.

Edhe “Whitney” në lojë me sekretin e madh Kulturë “Whitney” në lojë me sekretin e madh

Whitney Houston ishte një nga artistet femërore të një suksesi të madh dhe në karrierën e saj , ka thyer shumë rekorde dhe ngjit në klasifikime, vit pas viti.

Më të rëndësishmet janë:

• Më shumë se 190 milionë kopje të shitura mes albumesh e këngësh.

• 46 javë numri 1 në klasifikimet e albumeve më të shitura

• 6 Grammy Awards

• 2 Emmy

• 31 Billboard Music Awards

• 22 American Music Awards

Edhe Jeta e ikonës Whitney Houston, së shpejti në ekran të madh Showbiz Jeta e ikonës Whitney Houston, së shpejti në ekran të madh

• Tre albume njëkohësisht në Dhjetëshen më të Mirë të Billboard 200 për dy javë rresht

Mes kujtimeve mban edhe vendin e parë në klasifikimin e artistëve me ngjyrë me suksesin më të madh bashkë me Michael Jackson dhe në 2006 Guinness e vlerësoi si “artsitsja më e vlerësuar dhe e famshme e të gjithë kohërave”.