Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Celine Dion do të jetë temë e një dokumentari të ri

Foto: AP/Associated Press

Ylli botëror i muzikës, Celine Dion, do të jetë temë e një dokumentari i cili vjen i realizuar nga kompania “Sony Music Entertainment”, në bashkëpunim me “SME Canada” dhe “Vermilion Films”.

Besohet se projekti i metrazhit të gjatë do të fokusohet në ngritjet dhe rëniet e karrierës fenomenale 40-vjeçare të këngëtares, gjatë së cilës kohë ajo i ka fituar pesë shpërblime “Grammy”, një çmim “Oscar” për kolonën zanore të filmit “Titanic”, “My Heart Will Go On”, këngë kjo e cila u shpall “Kënga më e mirë origjinale” në vitin 1998, si dhe i ka shitur më shumë se 250 milionë albume anembanë botës.

Filmi i ardhshëm dokumentar vjen me regji të Irene Taylor Brodskyt, e cila shquhet për projekte të tilla si, “Hear and Now” dhe “The Final Inch”.

Në një prononcim për media, Dion deklaroi: “Unë gjithnjë kam qenë një libër i hapur me fansat e mi dhe me një kreativitet të ndjeshëm dhe të matur, mendoj se Irene do të ketë mundësi t’ua shfaq të gjithëve një anë timen të cilën nuk e kanë parë në herët. Unë e di që ajo do ta rrëfejë historinë time në mënyrën në të sinqertë dhe të çiltër”.

Dokumentari i ri i studios “Sony”, nuk është filmi i vetëm për jetën dhe karrierën e këngëtares së famshme, që pritet të lansohet së shpejti.

“Aline”, një biografi e trilluar dhe e frymëzuar nga jeta e Celine Dionit, është realizuar nga kompanitë filmike, “Roadside Attractions” dhe “Samuel Goldwyn Films”, dhe pritet të lansohet nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit 2022.

Projekti në fjalë i cili debutoi në edicionin e sivjetmë të Festivalit të filmit në Kanë, vjen me regji të Valérie Lemercier e cila po ashtu e portretizon kryepersonazhin Aline Dieu, që inspirohet nga ylli i hitit “All by Myself”.

Filmi i cili është përshkruar si letër dashurie për Cenie Dionin, fillon në Quebecun e viteve 60’, kur talenti i jashtëzakonshëm i Alinës zbulohet nga një producent i cili premton se do ta bëjë atë një yll të muzikës.

Artikuj të ngjashëm