Një dokumentar mbi jetën dhe karrierën e ikonës së muzikës jazz Billie Holiday me titull “Billie”, pritet të lansohet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe muajin e ardhshëm.
Filmi i cili fillimisht e kishte shënuar premierën në festivalin e fiilmit “Telluride” në shtator të vitit 2019, vjen me regji të James Erksine si dhe do të shfaqet në kuadër të festivalit të muzikës Jazz në Londër, i cili mbahet muajin e ardhshëm. Më pas filmi lansohet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 13 nëntori.
Filmi e dokumenton jetën e këngëtares legjendare të muzikës jazz, përmes 200 orëve të intervistave të padëgjuara më parë të realizuara nga gazetarja, Linda Lipnack Kuehl, dhe ku flasin yje të shumtë të showbizit si: Tony Bennett, Charles Mingus, Sylvia Syms dhe Count Basie, si dhe personalitete tjera që e kanë njohur mirë këngëtaren.
Dokumentari “Billie” gjithashtu e sjellë personazhin e Holidayt përballë vështirësive me të cilët është ballafaquar, duke prekur tema të ndjeshme siç është racizmi, drejtësia shoqërore dhe barazia gjinore.
“Ajo që ishte e rëndësishme për mua është që të sigurohesha që në film të ketë mjaftueshëm vend për ta admiruar fuqinë e saj, gjenialitetin si dhe të sigurohesha që publiku ta kuptonte në thelb që historia e Billiet por rrëfehej përmes këngëve të cilët i ka kënduar”, citohet të ketë thënë regjisorja Erskine në një intervistë të fundit.
Edhe
“The United States Vs. Billie Holiday” filmi biografik për ikonën e muzikës
Përveç dokumentarit “Billie”, një film biografik rreth jetës dhe karrierës së këngëtares me titull, “The United States Vs. Billie Holiday”, pritet të lansohet më 21 shkurt të vitit 2021.
Në film luan kantautorja Andra Day në rolin e Billie Holiday, derisa projekti në fjalë është konceptuar nga një numër i krijuesve të talentuar afrikano-amerikan, përfshirë këtu skenaristen e shpërblyer me çmim “Pulitzer”, Suzan-Lori Parks dhe regjisorin e shpërblyer me “Oscar”, Lee Daniels.