Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

Është arrestuar sërish, Fjolla Morina.

Këngëtarja besohet se ishte në kërkim nga autoritetet dhe në mëngjesin e së hënës, ajo përfundoi e prangosur nga Policia e Kosovës teksa gjendej në një lokal në kryeqytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjolla përballet me akuzën e rëndë për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Këngëtarja ishte arrestuar më 19 shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës, me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Më 20 janar ajo u arratis pasi, nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe kështu nisi hetimet.