Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjarri me 23 fishekë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzënë.
Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj.
Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por i cili qëndron në Belgjikë, Fisnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji. Të tre të arrestuarit do të dalin nesër në gjykatë, ku pa dyshim që do jetë trupi gjykues ai që do qartësojë nëse Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, do të lirohen apo do mbyllen në burg/ Shqiptarja.