Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande rikthehet në Manchester për koncert bamirës

Ariana Grande të premten ka konfirmuar se do të rikthehej në Manchester për një koncert bamirës që të ndihmojë familjet e viktimave të sulmit terrorist që ndodhi të hënën në qytetin anglez.

Burimet e afërta kanë konfirmuar se Ariana Grande do të rikthehet në Manchester të dielën, më 4 qershor, dy javë pas sulmit në këtë qytet.

Këngëtarja 23-vjeçare do të organizojë këtë koncert, në të cilin do të ftohen shumë yje tjera.

Burime të TMZ-së kanë thënë se kompania Live Nation do të organizojë një koncert bamirës dhe se Ariana Grande ka ftuar disa yje që të performojnë në këtë koncert.