Këngëtarja 23 vjeçare, Ariana Grande, gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar një koncert humanitar, kjo me qëllim për viktimat në Manchester.
Grande e ka bërë të ditur këtë përmes rrjetit të saj social “Instragram”, megjithatë nuk ka dhënë ende datën e saktë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Sulmi vetëvrasës në Manchester, la të vdekur 22 persona ndërsa të lënduar më shumë se 100, gjë që më pas këngëtarja anuloi koncertet që kishte planifikuar në Londër dhe në Evropë.
Grande gjithashtu ka treguar se është duke bërë mbledhjen e fondeve për viktimat, që deri tani ka mbledhur 1,7 milion funta.
Artikuj të ngjashëm
-
Ariana Grande ngjitet në skenë, 12 ditë pas sulmit vdekjeprurës në Manchester
-
Yjet që do t’i bashkëngjiten Ariana Grandes për koncertin bamirës
-
Ariana Grande rikthehet në Manchester për koncert bamirës
-
Ariana Grande zyrtarisht pezullon turneun
-
Ariana Grande nuk e harron Manchesterin as pesë vjet pas sulmit terrorist