Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande qan gjatë koncertit, shqetësohen fansat

Një video e Ariana Grande-s në një nga koncertet e fundit, teksa ndalonte performacën dhe qante në skenë, ka qarkulluar këto ditë në rrjet. Në pamundësi për të mbaruar këngën që po këndonte nga gjendja e rënduar emocionale, këngëtarja ndalon, për të vazhduar disa minuta më pas.

Fansat e këngëtares u shqetësuan shumë për gjendjen e saj dhe për këtë arsye, Ariana vetë ka ndarë me ndjekësit një letër publike ditën e djeshme në Twitter. Ajo shpjegonte arsyen e lotëve në skenë dhe i falënderonte fansat për dashurinë që kishin treguar.

“Kjo është një kohë shumë intensive për mua, po bëj turin përreth botës në një çast kur ende jam duke përjetuar shumë gjëra në jetën personale dhe ndonjëherë qaj shumë! Ju falënderoj që pranoni anën time njerëzore!“- shkruan këngëtarja 26-vjeçare ne letrën e saj/BW.