Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande po e shijon lidhjen e saj të re

Këngëtarja Ariana Grande dhe partneri i saj i ri Ethan Slater janë parë duke darkuar së bashku në restorantin e një hoteli në New York, raporton TMZ.

Ata dukeshin sikur po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ishin ulur pranë dritareve të restorantit prej nga shihej një pamje shumë e bukur e New Yorkut.

Dëshmitari që ishte në ngjarje i ka thënë TMZ-së se Ariana shihej shumë e afërt me partnerin e saj të ri.

Darka e tyre vjen pas afërsisht një muaji pasi ata u shfaqën si çift për herë të parë në publik gjatë një vizite në Disneyland në shtator.

Ariana së fundmi ka përfunduar procedurat e divorcit nga ish-burri i saj Dalton Gomez dhe kanë thënë se kanë respekt për njëri-tjetrin.

Ethan gjithashtu ka përfunduar divorcin nga ish-gruaja e tij Lilly Jay.

Edhe Pas ndarjes, Ariana Grande fillon lidhje të re Showbiz Pas ndarjes, Ariana Grande fillon lidhje të re

UsWeeky ka raportuar se çifti i ri tani më janë duke jetuar së bashku.

“Ethan informoi miqtë e tij dhe ish-gruan Lilly Jay se ai jeton me Arianan në Nju Jork”, i ka thënë një burim i brendshëm shtypit.