Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande e Dalton Gomez pajtohen për kushtet e divorcit

Ariana Grande e Dalton Gomez zyrtarisht i dhanë fund muajin e kaluar martesës dyvjeçare dhe çifti është pajtuar për kushtet financiare të divorcit, raporton “TMZ”.

Këngëtarja e hitit “Gold is a Woman” do t’i japë ish-bashkëshortit të saj një pagesë 1.25 milionë dollarë dhe nuk do të ketë pagesa të mëvonshme në mbështetje të ish-bashkëshortit.

Pos kësaj, ata do të ndajnë të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Los Angeles.

“Ka ende një dashuri të fuqishme dhe respekt të dyanshëm mes Arianas dhe Daltonit. Dhe ata kanë dashur të përkujdesen që çdo gjë të përfundojë si duhet”, ka thënë një burim.

Artikuj të ngjashëm