Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande dhe Dalton Gomez po shkurorëzohen

Lajmi i ndarjes së yllit Ariana Grande nga bashkëshorti, Dalton Gomez, ishte një befasi e madhe për fansat e këngëtares. Ata shquheshin si çift që rrallë bënë paraqitje publike dhe jetën private e mbante larg vëmendjes së mediave.

Por, burime të afërta kanë raportuar se Gomez nuk po e përballon mirë këtë ndarje.

“Dalton po ndihet i shkatërruar. Ndarja nuk është çfarë ai dëshironte. Ai e dëshironte një martesë së në përralla dhe fund të lumtur, por gjërat duket se nuk po shkojnë sipas planit të tij. Dalton vërtetë shpreson që gjërat mes tij dhe Arianas të funksionojnë, dhe pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave nëpër të cilat kanë kaluar, nuk është gati për të hequr dorë nga martesa e tyre”, deklaroi një burim për revistën “US Weekly”.

Lajmi për shkurorëzimin e Grandes dhe Gomezit u konfirmua të hënën. Dyshja u martua në maj të vitit 2021, me një ceremoni intime por glamuroze.

Ata nuk janë deklaruar publikisht për ndarjen, por një prej problemeve të tyre më të mëdha ishte orari i ngjeshur me punë e angazhime i pop-këngëtares së famshme.

Edhe Ariana Grande ka disa kërkesa për divorcim Showbiz Ariana Grande ka disa kërkesa për divorcim

Kohëve të fundit 30-vjeçarja Grande, ka qenë shumë e zënë me filmin muzikor “Wicked” që po xhirohet në Londër.

Përgatiti: Edona Binaku

Image