Këngëtarja amerikane, 25-vjeçarja Ariana Grande, me hitin e fundit muzikor ka ngritur polemika kontroverse të cilat nuk i kishte pritur askush. Pasi që Ariana e publikoi këngën me titullin "Monopoly", të cilën e këndoi me kolegen këngëtaren 25-vjeçare Victoria Monet, adhuruesit vargjet e caktuara të këngës i kuptuan si pranim i Arianës se ajo është biseksuale dhe në Twitter e filluan debatimin.
Siç raporton “People”, vargu i diskutueshëm për të cilin u zhvillua diskutimi është 'Unë i dua meshkujt dhe femrat", ndërsa shumë adhurues të këngëtares së re e kuptuan këtë si konfirmim se Ariana, e cila deri më tani ka dalë vetëm me meshkuj, megjithatë i pëlqen edhe femrat. “Sapo i dëgjova vargjet e këngës, jam shumë e lumtur për ty Ariana”; “Nëse kjo është mënyra në të cilën Ariana vendosi ta pranonte se e tërheqin edhe femrat, atëherë jemi shumë të lumtur për të”; “Jam krenare për ty”, janë këto vetëm disa nga komentet e adhuruesve entuziastë, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse këngëtarja 25-vjeçare ende nuk ka folur me rastin e spekulimeve të adhuruesve të përkushtuar, shumica prej tyre edhe vetëm faktin që ajo e këndoi këngën me Victoria Monét, e cila edhe vetë e pranoi nëntorin e kaluar se e tërheqin meshkujt edhe femrat, e morën si pranim nga ana e Arianas.
-
Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes
-
Ariana Grande kritikon Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj në videon e ICE-së
-
Ariana Grande e Ethan Slater janë ndarë pas gati tre vjetësh lidhje
-
Madonna shndërron sheshin “Times Square” në një klub nate
-
Madonna prezanton dy këngë të reja në një klub nate në Hollywood