Këngëtarja Ariana Grande së fundmi ka lansuar këngën e saj më të re “Thank U, Next” përmes së cilës rrëfen marrëdhëniet me ish të dashurit e saj, Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.
Tani, këngëtarja 25-vjeçare ka publikuar edhe videoklipin e kësaj kënge i cili është i gjatë 5 minuta e 30 sekonda, shkruan Koha.net.
Videoklipi, ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, ka arritur mbi 45 milionë shikime dhe ka marrë mbi 352 mijë komente dhe thuhet se menjëherë pas publikimit në kanalin YouTube për shkak të shumë komenteve ka krijuar vonesa në këtë kanal të njohur.
Natyrisht, sipas YouTubet, “Thank U, Next” për momentin është kënga numër një dhe kështu i bie që kënga e re e Grandes ka shënuar rekord edhe në këtë kanal.