Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana ngre dyshime me video-klipin e ri

Këngëtarja Ariana Grande, 26 vjeç i ka intriguar shumë njerëz me klipin në të cilin puthet me këngëtarin Mikey Foster, gjë që i nxiti spekulimet se ka të dashur të ri. Ariana kohët e fundit e publikoi këngën e re të titulluar “Boyfriend” së bashku me duetin Social House.

“Ata të dy vërtet po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po e zhvillojnë lidhjen e tyre. Sidoqoftë, ata janë akoma larg statusit si të dashur”,– tha burimi për Hollywood Life.

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy kanë bashkëpunuar. Tashmë ata kanë punuar së bashku në singlet e saj 'Thank You, Next' dhe '7 Rings', shkruan KOHA Ditore.

Ariana, me këngën e saj “Thank U, Next’, së bashku me këngëtaren Taylor Swift (29) me këngën “You Need to Calm Down”, në të cilën i kritikon trollet në rrjetet sociale dhe sulmet ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQ, garon për çmimet më të larta, për performancën më të mirë pop dhe video-klipin e vitit.

Grande gjithashtu është kandiduar për çmimin e artistes më të mirë të vitit, ndërsa në atë kategori garojnë edhe reperja Cardi B (26), Billie Eilish (17), Halsey (24), Jonas Brothers dhe Shawn Mendes (20).

Bendi korean BTS, pararendësi i valës muzikore K-pop në Shtetet e Bashkuara, e cila mbizotëroi në top lista vitin e kaluar, i mori vetëm katër nominime, gjë që i bëri fansat e tyre të pakënaqur.

Edhe Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes Showbiz Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes

“Ndihem keq që perëndimorët nuk ia japin BTS respektin e duhur. Ata i injorojnë faktet, arritjet dhe natyrisht njerëzit”, - shkruan në Twitter përdoruesi Shivani Shintre. MTV nuk e komentoi këtë postim.

Fituesit e VMA do të shpallen në ceremoninë në Newark në New Jersey më 26 gusht.