Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ari Aster prezanton horrorin e ri “Midsommar”

Nëse e keni shikuar filmin “Hereditary” vitin e kaluar, është e qartë se çfarë atmosfere të frikshme mund ta sjellë Ari Aster. Regjisori tani po rikthehet me një film të ri të të njëjtit zhanër, dhe gjykuar nga traileri i parë i filmit “Midsommar”, ky film është shumë i frikshëm."

Image

“Midsommar” sjell horrora të rinj të shkruar nga Ari Aster, ndërsa e gjithë ngjarja zhvillohet në një mjedis idilik, veror në natyrën suedeze.

Florence Pugh paraqitet në rolin e Dani, një grua e re, lidhja e të cilës me Christianin (Jack Reynor) tash ca kohë nuk është e mirë. Por, pavarësisht dramës dhe traumave që ata i kanë kaluar, ata mbeten së bashku dhe Christian e fton Danin që t’i bashkohet në festivalin okult suedez me shumë diell. Pavarësisht nga mjedisi idilik shumë shpejt bëhet e qartë se situata nuk është aq idilike dhe festivali bëhet gjithnjë e më i frikshëm, shkruan KOHA Ditore.

Përveç Pugh dhe Reynor, në film luajnë edhe Will Poulter dhe William Jackson Harper.

“Midsommar” pritet në kinema në korrik të këtij viti.