“Monstrous” titullohet trileri mbinatyror i cili vjen me regji të Chris Sivertsonit.
Filmi e rrëfen historinë e një nëne të quajtur Laura, e cila në film portretizohet nga aktorja e famshme Christina Ricci, dhe djalit të saj shtatë vjeçar, Cody. Ata zhvendosen për të jetuar në një shtëpi të vjetër në periferi të Kalifornisë, në përpjekje për t’u larguar nga ish-burri abuziv i Lauras. Por, shumë shpejtë ata e gjejnë veten të kërcënuar nga rikthimi i tij si dhe prezenca e një përbindëshi në jetën e tyre.
“Monstrous” publikohet për publikun e gjerë më 13 maj.
Artikuj të ngjashëm
-
Christina Ricci në pritje të fëmijës së dytë
-
Lea Seydoux: Filmi “Gentle monster” trajton një realitet që duhej rrëfyer
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
-
“The Beast In Me”, trileri i ri i Netflixit
-
“The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë