Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Argëtuesi i fundit” vdes në moshën 88-vjeçare

Komediani, këngëtari dhe shoumeni televiziv ka vdekur të shtunën pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Buckinghamshire para një jave.

Ai ishte i njohur për drejtimin e emisioneve debatuese, si dhe për “Take Your Pick” dhe “Countdown” – dhe për miqësinë e tij Morecambe dhe Wise.

Në një deklaratë të shkruar, agjenti i tij ka bërë të ditur se O’Connor ishte “absolutisht i dashur nga të gjithë” dhe se “e donte jetën”.

Mikesha e kahershme e familjes dhe agjentja e tij, Pat Lake-Smith, e ka përshkruar si “argëtuesi i fundit”, dhe ka theksuar se ai nuk ia doli ta merrte veten pasi u rrëzua në shtëpinë e tij, duke iu përkeqësuar përnjëherë shëndeti.

Ajo ka thënë: “Ishte qejf i madh të punoje me të – ishte i talentuar, argëtues, pozitiv, entuziast dhe profesionist i vërtetë. E donte jetën dhe e konsideronte entuziazmin pothuajse po aq të rëndësishëm sa oksigjenin”.

O’Connor, lindur në Londër, kishte drejtuar emisionet kryesore të mbrëmjes për më shumë se 45 vjet, por kishte edhe karrierë të suksesshme muzikore.

Miqësia e tij me dyshohen e komedisë Morecambe dhe Wise e bëri që të ndiqte edhe hapa në skenën muzikore, duke arritur që të prekte katër herë top-listat muzikore. Nxori më shumë se tridhjetë albume.

Edhe Matthew Perry shkonte në shtëpinë e Ozzy Osbournet për takime të “Alkoolistëve Anonimë” Showbiz Matthew Perry shkonte në shtëpinë e Ozzy Osbournet për takime të “Alkoolistëve Anonimë”

O’Connor kishte emër në mbarë skenën botërore, duke drejtuar qindra emisione në “London Palladium”.

Fama e tij rroku kulmin kur ishte angazhuar për ta drejtuar emisionin “The Des O’Connor Show”, në krye të të cilit ishte nga viti 1963 deri më 1971 në ITV.

Më 1977, nisi ta drejtonte një emision në BBC 2 para se të kalonte në ITV, ku do të qëndronte deri më 2002. Ai më vonë do të drejtonte edhe emisionin e diturisë “Countdown” në “Channel 4” bashkë me Carol Vordermanin, me çiftin që do të bashkëpunonte deri më 2008.