Komediani dhe aktori britanik, i shndërruar në prezantues të emisioneve amerikane, James Corden, ka njoftuar se do të largohet nga “The Late Late Show” vitin e ardhshëm.
Ai e bëri njoftimin gjatë regjistrimit të emisionit në rrjetin CBS, Los Angeles.
Corden, i njohur në Britani për serialet televizive Gavin and Stacey – e ka drejtuar shoun për biseda me bazë në SHBA që nga viti 2015.
Duke folur në edicionin e së enjtes, është shprehur se ishte “vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë”.
“Nuk e kam parë kurrë shoun si destinacionin tim përfundimtar, e tani mendoj se është koha më e mirë për të parë se çka tjetër mund të ketë për të bërë”, ka thënë ai.
Edhe
Stephen Colbert: E arsyeshme të mendohet se anulimi i “The Late Show” ishte politik
Corden e mori rolin e udhëheqësit të emisionit të bisedave natën vonë nga komediani dhe aktori Craig Ferguson në vitin 2015.
Ai është bërë emër i njohur në SHBA, duke prezantuar edhe çmime të njohura të shoubizit, siç janë çmimet Tony dhe Grammy.
Gjatë kohës së tij në “The Late Late Show”, aktori ka prezantuar segmente të tilla si “Drop the Mic” dhe “Carpool Karaoke” – të cilat shfaqën edhe shumë fytyra të njohura, përfshirë Adelen dhe Princin Harry. Segmentet vazhduan t’i kishin seritë e tyre të pavarura.
Corden është shprehur se udhëheqja e këtij shou ia kishte ndryshuar jetën.
“Jam shumë krenar për atë që kemi arritur, ka qenë përtej ëndrrave të mia më të mëdha”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se edhe spektakli i vitit të ardhshëm do të jetë “viti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë”.
Edhe
James Cordon, pozitiv me COVID
Në një deklaratë, presidenti dhe themeluesi i CBS-së, George Cheeks tha: “Nga Crosswalk the Musical te legjenda e Carpool Karaoke, dhe çdo segment unik komedi që ai prezantoi, James ka riimagjinuar me të vërtetë shumë elementë të formatit të natës vonë.
“Dëshirojmë që ai të mund të qëndrojë më gjatë, por jemi shumë krenarë që ai e bëri CBS-në shtëpinë e tij amerikane, e ky partneritet do të zgjasë edhe një sezon në ‘The Late Late Show’”.