Komediani dhe shkrimtari i disa emisioneve përfshirë edhe “Mock the Week” dhe “The Now Show”, Phil Jerrod ka vdekur në moshën 42-vjeçare.
Ai ka vdekur pasi vuante për një kohë nga kanceri.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar agjentët e tij, Off dhe Kerb. Ai ka vdekur duke e pasur afër gruan e tij.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta i ka mërzitur kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.