Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Annasophia Robb, pjesë e serisë horror “Expecting”

AnnaSophia Robb ka shikuar për orë të tëra videot e përjetimeve të grave në salla të lindjes për t’u përgatitur për rolin e saj të ri në serinë horror “The Expecting”.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur për media pasi që i është konfirmuar pjesëmarrja në serinë e ardhshme.

“Shikoja video të tilla para se të flija dhe e kam shikuar një dokumentar të quajtur 'One Born Every Minute' në Amazon. Jua rekomandoj shumë. Pastaj filloni t’i shikoni gratë teksa lindin dhe shihni lloje të ndryshme të shtatzënive. Është e çmendur”, ka thënë ajo.

Në “The Expecting”, Robb e portretizon rolin e një gruaje shtatzënë, e cila nuk është plotësisht e sigurt se kush është babai i foshnjës dhe zbulon gjëra të çuditshme për trupin e saj. “The Expecting” është seria më e ri i shërbimin “Quibi”.

Historia 77-minutëshe e shtjelluar në “The Expecting” shpaloset me anë të 11 episodeve, secila me kohëzgjatje prej pesë deri në nëntë minuta. Pas disa muajsh pa angazhime shkaku i mbylljes së Hollywoodit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Robb është duke xhiruar serinë “Doctor Death” përkrah Joshua Jackson dhe Alec Baldwin.

Edhe Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti Showbiz 4 d. më parë Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

Kjo seri bazohet në krimin real që ka ndodhur në një podcast me të njëjtin emër. Robb, megjithatë, pretendon se ëndërr e saj është që ta portretizojë Martha Stewartin në një film biografik.

“Ajo është një forcë aq e madhe. Është aq e mençur. Ajo është një afariste e jashtëzakonshme. Thjesht kam shumë respekt për të”, ka thënë aktorja.