Ylli i muzikës dhe modës, Rihanna, po bëhet gati për edicionin e katërt të shout të saj të famshëm, “Savage x Fenty”, dhe tashmë janë zbuluar emrat e yjeve që do të performojnë në këtë ngjarje.
Shou i përvitshëm i modës që transmetohet më 9 nëntor përmes platformës “Prime Video”, do të karakterizohet me interpretimin e artistëve të shumë, si Anitta, Burna Boy, Don Toliver dhe Maxwell.
Ndërsa si mysafirë special që pritet të sfilojnë do të jenë yjet: Ángela Aguilar, Avani Gregg, Bella Poarch, Cara Delevingne, Damson Idris, Irina Shayk, Joan Smalls, Kornbread, Lara Stone, Lilly Singh, Marsai Martin, Precious Lee, Rickey Thompson, Sheryl Lee Ralph, Simu Liu, Taraji P. Henson, Taylour Paige, Winston Duke, Zach Miko dhe të tjerë.
RiRi tashmë e ka postuar traileri zyrtarë të shout në faqen e saj në Instagram.
Përveç transmetimit në “Prime Video”, i gjithë koleksioni i veshjeve të shout “Savage x Fenty Vol. 4”, i cili e promovon lirinë në shprehje dhe fuqizimin personal, nga 9 nëntori do të jetë i disponueshëm për t’u blerë në dyqanin “Amazon” dhe në ueb faqen zyrtare “Savage X Fenty”.
{gallery}
-
Në muajt e fundit të shtatzënisë, Rihanna pozon me rroba të brendshme
-
Rihanna shpalos detaje rreth performancës së saj në Super Bowl
-
Rihanna po mendon të krijojë linjë të veshjeve për fëmijë
-
Johnny Depp, i ftuar special në shfaqjen e Rihannas “Savage x Fenty”
-
Rihanna do të hapë dyqane të brendit të saj të të brendshmeve