Aktori i famshëm i Hollywoodit, Johnny Depp, pritet të jetë i ftuar në shfaqjen e ardhshme të modës “Savage x Fenty” të këngëtares Rihanna.
Ylli i muzikës do ta transmetojë shfaqjen e saj të katërt të modës këtë të premte në Amazon Prime Video, ku pjesëmarrëse do të jenë modelet si Irina Shayk e Cara Delevingne.
Nga skena muzikore, raportohet se Rihanna ka zgjedhur këngëtarët Anitta dhe Burna Boy, ndërsa pritet të ketë një befasi të madhe për shfaqjen e saj, shkruan “TMZ”.
Aktori i filmit “Pirates of the Caribbean”, Johnny, do të shfaqet si i ftuar special, mirëpo nuk do të ketë paraqitje në pistë.
Johnny së fundmi ka qenë i përfshirë në një gjyq kundër ish-gruas së tij Amber Heard gjatë kësaj vere.
Ai e akuzoi Heardin për shpifje kundër tij, gjë që e zbuloi edhe juria gjyqësore gjatë procesit gjashtëjavor, ndërsa të dy palëve u është dhënë dëmshpërblime të ndryshme.